Këto kushte vlejnë për blerjet në dyqanin online shop.famatech.al. Shitësi është Fama Tech, NIPT M51705506F, me adresë në L.7, Rr. Aleksandër Goga, Durrës, përballë shkollës Vasil Ziu. Kontakt: +355 67 20 101 20, [email protected].

Porositë

Pasi dërgoni një porosi, ju kontaktojmë për ta konfirmuar. Porosia është e vlefshme pas konfirmimit. Nëse një produkt nuk është më gjendje, ju njoftojmë dhe porosia ndryshohet ose anulohet pa kosto për ju.

Çmimet dhe pagesa

Çmimet janë në lekë (ALL). Pagesa bëhet në dorëzim, me para në dorë kur merrni porosinë.

Dërgesa

Porositë dërgohen në adresën që jepni, ose mund t’i merrni në dyqanin tonë në Durrës. Kohën dhe koston e dërgesës jua konfirmojmë kur ju telefonojmë për porosinë.

Garancia

Çdo pajisje, e re ose e përdorur, shitet me garanci. Afati i garancisë shënohet për çdo produkt dhe në faturë. Garancia nuk mbulon dëmet nga përdorimi i gabuar, goditjet, lëngjet ose ndërhyrjet nga persona të tjerë.

Kthimi i produkteve

Kthimi dhe zëvendësimi i produkteve bëhen sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e konsumatorit. Për një kthim, na kontaktoni në telefon ose me email dhe ju tregojmë hapat.

Main Menu